TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 11:17

Tritan Shehu - deputetëve të PS: Jeni vetëm patericat e Ramës, shpata do bjerë mbi kokat tuaja nesër

Shkruar nga Pamfleti

Tritan Shehu - deputetëve të PS: Jeni vetëm patericat e

Deputeti i PD, Tritan Shehu në seancën e sotme plenare ka akuzuar kryetaren e Kuvendit dhe kolegët socialistë se po sillen si “patericë e Edi Ramës”.

Teksa kërkesa e opozitës po refuzohet për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen Rama-McGonigal, Shehu iu bëri thirrje kolegëve të PS që të reflektojnë pasi “kjo shpatë do bjerë dhe mbi kokat tuaja nesër sic po bien mbi kokat e demokracisë shqiptrare”.

“Rregullorja e thotë si duhet e sa duhet të qendrojnë pa kaluar në seancë, komisioni hetimor është i detyrue4shëm për seancën e thotë Kushtetuta e GjK.
Kush merr guximin të thotë që ne po ndryshojmë ligjin ndaj nuk e shqyrtojmë.

Shkelet procedura e rregullorja e parlamentarizmi hidhet në kosh por këtu kemi të bëjmë me grusht shteti institucional.

Janë veprimet më të rrëzikshme për demokracinë këto gjëra, veprime që pjellin diktatrurat, jemi në regjim e po shkojmë në diktaturë.

Ju bëj thirrje kolegë socialistë tërhiqni vëmendjen tuaj të kuptoni se kjo shpatë do bjerë dhe mbi kokat tuaja nesër siç po bien mbi kokat e demokracisë shqiptrare. Nuk mund të shkelet në këtë mënyrë kushtetuta e rregulli.

Këtu ngrihet një patericë e rRamës e përjashton deputetë nga grupi parlamentar i PD, jeni vetëm patericat e Ramës.”, tha Shehu.

Lini një Përgjigje