
Deputetja e opozitës, Albana Vokshi ka mbajtur fjalë në Kuvend, ku ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ka korruptuar zyrtarin e FBI-së.
Ajo u shpreh se ashtu si ish-syrtari i FBI edhe Rama duhet të jetë në burg.Kryetarja e Kuvendit i ka bërë thirrje që të qëndrojë në procedurë, ndërsa më pas i ka fikur mikrofonin duke i ndërprerë fjalën.
“Një gjë ta kemi të qartë, edhe ju të mazhorancës që me forcën e kartonit po shkelni çdo nen të kushtetues. Çdo lloj manorve të bëni nuk e shpëtoni dot Ramën. McGonigal ndodhet në burg, ashtu do përfundojë edhe ai. Kështu që nëse ka ende deputetë të ndershëm, të ngremë komisionin hetimor. Keni përjashtuar 24 deputetë zonja Nikolla, është turp. Pra ky parlament ka rënë, s’përgjigjet ndaj asgjëje, përveçse ndaj Ramës. E di që prekeni ku ju preket Edi Rama.
S’keni parë gjë akoma. Kryeministri i vendit më të varfër në Evropë, korrupton një zyrtar të FBI” tha Vokshi.
Edhe deputetes Ina Zhupa iu ndërpre fjala sapo përmendi Ramën.
“Kam një dakordësi për të dhënë me një ministre të kabinetit tuaj qeveritar, e cila është shprehur se Edi Rama është brand, po është brand ndërkombëtar i korrupsionit”, deklaroi Ina Zhupa.
Lini një Përgjigje