
Teksa opozita po këmbëngul në aferën për çështjen McGonigal duke kërkuar ndryshimin e rendit të ditës për seancën e nesërme parlamentare, kryeministri Edi Rama vazhdon vizitën e tij në Japoni duke shmangur për të katërtën herë ballafaqimin në Kuvend.
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm publikoi foto nga takimi me komunitetin shqiptar në Japoni, si edhe me përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes, kulturës dhe sportit të këtij vendi mahnitës e mikpritës.
“Albanian Day në Tokio ishte një moment i bukur i vizitës, me komunitetin shqiptar në Japoni, si edhe me përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes, kulturës dhe sportit të këtij vendi mahnitës e mikpritës, me të cilin do t’i fuqizojmë më tej marrëdhëniet e mira që kemi.”, shkruan Rama, bashkëngjitur fotoalbumit.
Ndërkohë sot para seancës Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin e Komisionit të Etikës për përjashtimin e 6 deputetëve të PD.
Brenda pak minutash tha Bylykbashi, Byroja e Kuvendit mori vendimin dhe rrëzoi ankimin e deputetëve, duke treguar se është nën diktatin e Edi Ramës.
Mbledhja u zhvillua me shpejtësi, pa praninë e deputetëve opozitarë dhe pa i dëgjuar pretendimet e tyre.
Lini një Përgjigje