Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, njëherazi edhe kandidati i foltotres për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, ka folur mbi rrugëtimin e tij në politikë.
I ftuar në “Dita Jonë”, deputeti është pyetur mbi atë se çfarë ai mendon për figurat kryesore dhe më jetëgjata aktive në politikën shqiptare, Këlliçi tha se, kryedemokrati Berisha është njeriu më karizmatik dhe i vendosur që ka njohur.
Bashën e cilësoi si të keqin e vetes, ndërsa Metën si kokëderr.
Ndërkohë, Kryeministrin Rama e cilësoi megaloman, ndërsa kundërshtarin e tij në garën për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, e etiketoi me epitetin “fake”.
"Sali Berisha është njeriu më persistent, karizmatik dhe i vendosur që mund të kem njohur në jëtë.
Lulzim Basha është i keqi i vetes së vet.
Ilir Meta është kokëderr, nuk heq dorë.
Edi Rama është një megaloman.
Erion Veliaj është fake, komplet fake", tha Këlliçi.
Lini një Përgjigje