TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 07:45

Sot protestë dhe Kuvend! Berisha mbledh militantët jashtë parlamentit, Rama mungon sërish në seancë

Shkruar nga Pamfleti
Sot protestë dhe Kuvend! Berisha mbledh militantët jashtë
Foto ilustruese nga seanca e kaluar dhe tubimi i Berishës jashtë Parlamentit

Ditën e sotme në orën 10:00 Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën e radhës plenare, ndërkohë që në të njëjtën kohë ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar  protestë përballë godinës parlamentit. 

Ashtu si dy seancat e mëparshme, Foltorja e Berishës do protestojë në oborrin përballë Kuvendit.

“Të protestojnë me fuqinë më të madhe para parlamentit, ky është parlamenti i krimit. Si kundër deputetët tanë do bëjnë një përpjekje të jashtëzakonshme për arritjen e qëllimeve të tyre. Para Evropës dhe botës sot ka një parlament të vetmin në të gjithë planetin, që ka përjashtuar brenda 3 javëve 23 deputetë. Vetëm e vetëm që Rama të mos hetohet për krimin që ka kryer”, u shpreh Berisha dje në mbledhjen me Grupin  të tij Parlamentar.

Një ditë më parë, 11 deputetë kërkuan  që në rendin e ditës të futej mocioni me debat për çështjen e McGonigal dhe secili prej deputetëve të ketë në dispozicion 10 minuta kohë për të folur.  

Pjesë e protestës pritet të jetë edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ndërkohë që më shumë se 10 deputetë të PD-së janë përjashtuar për disa ditë nga Kuvendi, përfshirë edhe vetë Sali Berishën.

Mungesa e Ramës

Kryeminsitri Edi Rama ndërkohë ndodhet në ditën e katërt të vizitës në Japoni.

Kryeministri Edi Rama u takua me homologun e tij Fumio Kishida ku kërkoi që Japonia të heqë kufizimet për lëvizjen e shqiptarëve.
“Kështu që duke shpresuar se së shpejti qeveria japoneze do të bëjë të mundur që shqiptarët të  udhëtojnë pa viza në Japoni ashtu siç japonezët mund ta bëjnë tashmë drejt Shqipërisë, ne presim me padurim që ky bashkëpunim të forcohet”, deklaroi Rama.

Kryeministri i Japonisë bëri të qartë se forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve nuk mund të bëhej i veçuar, pa përfshirjen e shteteve të tjera në Ballkanin Perëndimor.

Rendi i ditës në Kuvend

Ndërkohë që protesta vijon jashtë, brenda do shqyrtohen disa projektligje. 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale Ogerta Manastirliu do pyetet nga deputeti Zef Hila.

Gjithashtu në seancë do të diskutohen:

-Projektligj “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish - ndërmarrjeve bujqësore”. 

-Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian për vitin 2022. 

-Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Konkurrencës”.

-Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës zgjedhore”. 

 

sot protestë dhe kuvend! berisha mbledh militantët jashtë parlamentit

Lini një Përgjigje