Juristi Kreshnik Spahiu thotë se SHBA-të po investojnë shumë që mos të lejojnë një opozitë që të bashkohet rreth Sali Berishës.
Spahiu u shpreh se nëse Berisha do deklarohet zyrtarisht lider i opozitës, SHBA-të do të ndërhyjnë në këto zgjedhje lokale, por edhe në ato parlamentare, në mënyrë që opozita të mos jetë e bashkuar.
“SHBA-të po investojnë shumë që mos të lejojnë një opozitë që të bashkohet rreth Sali Berishës. Nëse zyrtarisht, lider i opozitës do të deklarohet Sali Berisha, në çdo zgjedhje, këto lokale apo parlamentare, opozita nuk do të bashkohet për shkak të ndërhyrjes së drejtpërdrejt të SHBA-ve”, theksoi ai në emisionin “Now” .
Ndërkohë ish kryeministri Sali Berisha pothuajse çdo javë nuk i ndal sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim, të cilën e ka etiketuar me emrin "gurvernatore".
Berisha thotë se ambasadorja amerikane Yuri Kim është peng korrupsioni e Edi Ramës.
"McGonigal i cili tradhëtoi vendin e tij po tradhëtar ka kudo, u pagua si vrasës me pagesë për të shkatërruar opozitën me qëllim të vetëm për pushtetin e Edi Ramës ku të vidhte dhe të vinte gjoba pasanikësh shqiptarë. Të gjitha këto për pushtetin që sipas tij mbështetej nga institucioni i FBI. Në pamje të parë ai ishte një armik, i egër i opozitës shqiptare. Por, nuk punuan më pak për pushtetin e Edi Ramës edhe Gonigalë tëtjerë. Kujtoni deklaratat e Gonigalëve me imunitet diplomatik. Ata ishin pengje korrupsioni të Edi Ramës. Që tani struken, se mos u dalin lidhjet e Gonigalit. Mos u strukni u them, dilni se për shqiptarët jeni Gonigalët e vërtetë.", ka deklaruar Berisha.
Lini një Përgjigje