TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2023, 22:46

Perla nga “Foltorja”, Spaho: SHBA kishte një listë me 150 persona “non grata”, por ata paguan dhe shpëtuan

Shkruar nga Pamfleti
Perla nga “Foltorja”, Spaho: SHBA kishte një listë me 150

Nuk kanë fund perlat nga “Foltorja”. Berisha është kapur pas skandalit “McGonigal”, por nga dita në ditë po bastardohet situata. Ish-kryeministri dhe ata që i rrijnë pas janë të sigurt se atij i ra në qafë kot SHBA sepse nuk arriti të paguajë për të shmangur “non gratën”.

Ka qenë Edmond Spaho që tha në një intervistë se SHBA ka pasur një listë të gjatë me emra “non grata” por ata kanë dhënë para dhe shpëtuan. Pra sipas “foltores”, DASH është një institucion që blen dhe shet “non grata”.

Ramën po e mbron vetëm imuniteti prej kryeministri sepse ka rrënuar sigurinë e SHBA-ve dhe i ka ekspozuar jashtëzakonisht keq në sytë e opinionit botëror. Këtu do të jemi dhe do të shini çfarë faktesh do të dalin për çështjen e non gratave me biznesmenët. Në Tiranë flitet, shumë bile. Edhe njerëzit vetë që janë prekur dhe janë takuar flasin tashmë. Për paratë që kanë kaluar për t’i shpallur. S’më takon mua t’i them këto emra….Të dalin dhe të flasin sa kanë paguar, ose sa kanë kërkuar dhe u janë refuzuar”, tha ai.

Sipas deputetit demokrat, ka figura publike që kanë paguar në mënyrë që të mos përfshihen në këtë liste të zezë të SHBA-së, të gjendur përballë shantazhimit.

Mekanizmin e non gratës, e kanë diskredituar për përfitime…Ata që kanë paguar deri më sot kanë shpëtuar. Mos harroni që në 2018 Edi Rama është shprehur në Kuvend se do të bëhet publike një listë me 150 vetë që do të shpallen non gratas”, shtoi Spaho.

Ndërkohë, kujtojmë se një ditë më parë Kuvendi përjashtoi zotin Spaho edhe 5 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike. Me votat e Socialistëve, Sekretariati për Procedurat dhe Votimet vendosi qe Deputetja Lindita Metalia të përjashtohet për 5 ditë, Greta Bardeli 3 ditë, ndërsa me nga 10 ditë u përjashtuar Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Sorina Koti.

Spaho ka deklaruar se do t’i drejtohet gjykatës për këtë masë të përsëritur ndaj tij, ndërsa nesër ka një tjetër seancë parlamentare ku Kryeministri nuk do të jetë, pasi ndodhet për vizitë në Japoni dhe opozita do të protestojë brenda dhe jashtë Kuvendit.

spaho foltorja non grata

Lini një Përgjigje