TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2023, 21:30

“Ilir Meta drejt burgut”, Kreshnik Spahiu: 5 dosjet që do sjellin ndëshkimin e ish-presidentit

Shkruar nga Pamfleti

“Ilir Meta drejt burgut”, Kreshnik Spahiu: 5 dosjet që do

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar sot thirrjen e Ilir Metës në SPAK. Ai u shpreh se prokurorët kanë në duar 5 dosje, përmes të cilave mund të dërgojnë në qeli ish-presidentin.

Zyrtarisht sot në Prokurorinë Speciale ka 5 dosje penale për vepra penale të ndryshme ndaj Ilir Metës dhe që është nën hetim duke filluar nga lobimi dhe pastrimi i parave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e dyta çështja CEZ-DIA, e treta është çështja e djegies së thesarit dhe verifikimit të pasurisë, e katërta është dosja e depozituar në lidhje me një koncesion që i është dhënë kunatit të Ilir Metës dhe këtu nuk po përfshij çështjen e Dritan Priftit”, u shpreh Spahiu në një emision.

Meta u mor në pyetje sot për mbi 3 orë për aferën CEZ-DIA, aferë e cila mund të dërgojë pas hekurave kreun e PL.

 

kreshnik spahiu ilir meta spak

Lini një Përgjigje