
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, gjatë një takimi në Korçë ku prezantoi mjekun, Gjergji Gjata si kandidat për zgjedhjet e 14 majit, i është përgjigjur gjithashtu interesit të gazetarëve për situatën në PD.
I pyetur nëse ndihet fajtor për situatën e krijuar në të cilën ndodhet Partia Demokratike, tashmë e ndarë në grupe, ai tha se nuk ndihet aspak i tillë. Ai shtoi se po përpiqet të distancoi PD-në nga e kaluara, pasi Partia është më e madhe se interesat personale të individëve.
“Aspak. Unë e kam kundërshtuar Berishën edhe kur kam qenë pjesë e qeverisë së tij. Reflektoj çdo mëngjes për këtë dhe jo. Të falënderoj për pyetjen se më duhet të të them jo, nuk ndihem fajtor për atë gropë. Ti thua gropë, ajo është distancim nga e kaluara. Partia Demokratike është më e madhe se interesat e një personi të caktuar, kushdo qoftë ai”, tha Alibeaj.
Lini një Përgjigje