TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2023, 19:11

“Duhet revolucion”, Gent Strazimiri: Rama largohet vetëm nga presioni i popullit

Shkruar nga Pamfleti

“Duhet revolucion”, Gent Strazimiri: Rama largohet vetëm nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri është shprehur se e vetmja mënyrë për larguar kryeministrin, Edi Rama është presioni popullor, pasi sipas tij, ai nuk është i përgjegjshëm që të japë vetë dorëheqjen.

Në një intervistë për "Euronews Albania", Strazimiri u shpreh se është e nevojshme dhe e domosdoshme që të ketë revolucion dhe një ndryshim rrënjësorë të situatës.

Ajo që bëhet e nevojshme dhe e domosdoshme, është një revolucion. Do të thotë një ndryshim rrënjësor të situatës, duke nisur nga situata politike, për të kaluar në social-ekonomike dhe sigurisht në një demorkaci normale. Unë besoj se do të largohet nga presioni popullor, nuk është njeri i përgjegjëshëm që të japë dorëheqjen. Nëse do të ishte njeri i përgjegjshëm, nuk besoj se ka njeri më dilema apo dyshime për këtë”, tha ai.

revolucion strazimri rama

Lini një Përgjigje