Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka reaguar për përjashtimin e tij nga seanca plenare pasi të enjten e kaluar ai dëmtoi mikrofonin e foltores në sallë.
Spaho tha se gjesti i tij me rënien e bilbilit gjatë seancës së kaluar ishte për t’i përcjelllë qytetarëve mesazhin se jemi në prag të vendosjes së diktaturës, pasi kemi një kryeministër që refuzon me dëshirën e tij ngritjen e një komisioni parlamentar.
Ai theksoi se ai mund të shkojë dhe deri në thyerjen e karrigeve në sallën e parlamentit, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e demokracisë.
“Këtë të enjte nuk jam në parlament jam i përjashtuar. Dje në komisionin e etikës e kam deklaruar është çështje jashtëzakonisht serioze, ka të bëjë me demokracinë, me pluralizimin. Unë e kam provuar diktaturën sepse gjithë rininë time e kam kaluar në diktaturë. Do të vahzdojë me bilbil, duke i rënë tavolinës, duke thyer karriget dhe do të bëjë çdo gjë që është e mundur do ta bëj. Jo vetëm unë, do ta bëjmë të gjithë këtë punë se kjo është çështje që na përket të gjithëve. Veprimi ishte mesazh që i jepej qytetarëve, shikoni kemi arritur në pikën ku nuk mban, duhet të lëvizim, ndryshe do të gdhihemi në diktaturë”, tha Spaho.
Deputeti Edmond Spaho u përjashtua nga seanca plenare nga nënkryetarja e shumicës parlamentare, Ermonela Felaj, që drejtoi seancën plenare. Po ashtu, deputetit demokrat do t’i hiqet dhe një ditë page.
Felaj iu është drejtuar Sekretariatit të Etikës t’ia japë masën maksimale disiplinore, atë të përjashtimit për 10 ditë nga seanca, deputetit Spaho.
Lini një Përgjigje