TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2023, 13:15

Tunden prangat për Ilir Metën, 3 orë në SPAK për aferën CEZ-DIA; kreu i PL sulme e akuza

Shkruar nga Pamfleti
Tunden prangat për Ilir Metën, 3 orë në SPAK për
Ilir Meta

Dosja e aferës CEZ-DIA, mund të jetë “arma sekrete” që ka në dorë SPAK për të dërguar pas hekurave Ilir Metën. Ish-presidenti po hetohet për disa afera, që nga lobimet në SHBA, te ndërhyrjet estetike. Por ajo që e rrezikon vërtet është afera që u bë për mbledhjen e borxheve të prapambetur nga CEZ...

Tunden pranga për Ilir Metën. Teksa për vite e vite me radhë i është shmangur drejtësisë, duket se sot janë dhënë sinjale se po ngushtohet laku për të. Ashtu sikundër “Pamfleti” e paralajmëroi dy ditë më parë, afera CEZ-DIA është ajo e cila do të fundosë Ilir Metën.

Ai dhe Kastriot Ismailaj përfituan miliona nga kjo aferë, por teksa ky i fundit u dënua, Meta ja hodhi paq. Si duket gjërat po lëvizin. Meta u mor 3 orë në pyetje sot në SPAK, ku ju kërkuar të japë llogari për të gjithë aferën.

Meta për këtë aferë akuzoi Partinë Socialiste se e përdor në favor sa herë gjendet në vështirësi dhe krizë. Në komunikimin e tij për mediat, Meta tha se gjithçka është mashtrim.

Atëherë nëse keni pritur këtu disa orë nuk është përgjegjësia ime. Më ka ardhur një ftesë për të ardhur në SPAK prej disa ditësh për një çështje të nisur që në vitin 2019, me çfarë kuptova, unë iu kam thënë se kam pasur pritshmëri që SPAK do ishte institucion lider. Sa herë që të ftohesha do të vija me shumë kënaqësi për t'i ndihmuar. Ashtu sikurse e dini që janë dhjetëra kallëzime të mia për çështje të veçanta për ligje me porosi, apo për denoncimin ndaj Kuvendit që falsifikoi firmën për shkarkimin e Kuvendit. Mesa kuptova kishte të bënte lidhur me çështjen CEZ-DIA. Aktivizohet gjithmonë si çështje sa herë që rilindja është në krizë. Jam përgjigjur me qetësi dhe durim për t'i ndihmuar për rrethana apo persona të caktuara", tha Meta.

Meta thotë se nuk ka asnjë lidhje me dosjen pas CEZ-DIA, pasi kjo marrëveshje është bërë kur ai nuk ka qenë ministër Ekonomie.

"Kam dhënë shpjegime kur ka dalë kjo çështje në publik, pas një shkrimi të një kolegeje tuaje që manipulonte të dhënat e procesit të arbitrazhit në Vjenë.  Për të cilën kompania bëri një deklaratë publike, të cilën e botoi edhe Endri Fuga e botoi edhe në faqen e Kryeministrisë atë kohë.  Ajo përgënjeshtronte të gjitha mediat që kishin përfshirë pa të drejtë emrin e kryetarit të Kuvendit në atë kohë Ilir Meta sikur ishte përmendur në procesin e arbitrazhit që gjoja kishte përfituar nga çështja CEZ-DIA.  Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me procesin e privatizimit të CEZ, kam qenë në opozitë. Nuk kam asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA. Kjo marrëveshje është bërë kur Ilir Meta nuk ka qenë ministër Ekonomie. E rëndësishme është që gjatë 4 muajve si ministër i Ekonominë që unë kam qenë fundi i shtatorit të deri në fillim të janarit CEZ nuk ka fituar asgjë dhe kemi qenë në debate të vazhdueshme për mungesën e performancës së tyre dhe investimeve që mungonin dhe ata duhet t’i kishin bërë.  ERE në atë kohë mori një vendim që favorizonte CEZ në dëm të KESH Ministria e Ekonomisë e kundërshtoi ashpër. Është e qartë që sot dhe asnjë herë nuk mund të ftohem për asnjë akt timin, për asnjë urdhër, për asnjë vendim, që ka të bëjë me pozicionin zyrtar", u shpreh ish presidenti.

Sipas tij nuk ekziston asnjë akt, asnjë dokument që ai në çfarëdolloj detyre të ketë favorizuar këdo.

Të gjitha faktet dhe aktet tregojnë që Ilir Meta s’ka asnjë shqetësim dhe s’ka asnjë problem në këtë drejtim.  Endri Fuga bën portalet, portalet krijojnë shqetësimin e arsyeshëm dhe lindin çështjet”, tha Meta.

I pyetur nëse i druhet arrestimit Meta u përgjigj: “Po mos mër”.

Afera CEZ-DIA

Dosja e aferës CEZ-DIA, mund të jetë “arma sekrete” që ka në dorë SPAK për të dërguar pas hekurave Ilir Metën. Ish-presidenti po hetohet për disa afera, që nga lobimet në SHBA, te ndërhyrjet estetike. Por ajo që e rrezikon vërtet është afera që u bë për mbledhjen e borxheve të prapambetur nga CEZ. Ilir Meta ndërhyri që këtë gjë ta bënte kompania DIA, e mikut të tij, Kastriot Ismailaj. Ky i fundit më pas u dënua me 11 vite burg për mashtrim, por ata që ishin në krye të skandalit ja hodhën paq. Por së fundmi Ismailaj ka kërkuar që të dalë nga qelia.

Ismailaj i është drejtuar Gjykatës së Fierit me kërkesë për liri me kusht, me argumentin se ka kryer më shumë se 2/3 e dënimit. Seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-administratorit të kompanisë DIA, do zhvillohet këtë të hënë, më datë 20 shkurt ora 13:30, në Gjykatën e Fierit.

Ismailaj u arrestua në vitin 2015 dhe më pas u dënua për pastrim parash e mashtrim. Në fund të gjyqit ai vendoi të flasë. Sinjalet ishin se ai do të hapte “Kutinë e Pandorës” për Ilir Metën, por gjykata refuzoi. Ishte bashkëshortja e tij që foli më pas në media dhe tregoi me detaje se si Meta përfitoi miliona nga Ismailaj dhe afera CEZ-DIA. Por sipas informacioneve, prej më shumë se një viti, SPAK e ka rihapur dosjen dhe po heton për korrupsion. Madje pak kohë më parë është marrë në pyetje vetë Ismailaj dhe po tentohet të bindet që të flasë.

Sipas dëshmisë të dhënë nga ish drejtori i CEZ Shpërndarje, Jozef Hejsek, mësohet se kontrata për mbledhjen e 430 mln Euro të borxheve të CEZ, iu dha Kastriot Ismailajt për arsyen se ai u ofrua si njeri i afërt i Metës dhe Berishës. Prezantimin fillestar të tij tek pala çeke e ka bërë ish ambasadori ynë në Pragë, Qazim Tepshi, i cili pas diskutimeve me ish ministrin e Jashtëm Meta, rekomandoi Ismailajn si mbledhës të jashtëm të borxheve të CEZ-it. Ai e prezantoi Ismailajn si një aleat të ngushtë të Metës dhe Berishës. Kjo ndërhyrje dhe ky rekomandim në favor të Ismailajt, sipas pohimeve të Hejsekut ka ndodhur në vjeshtën e vitit 2009. Qazim Tepshi i ka thënë Hejsekut se Ismailaj kishte lidhje të mira me Metën dhe se gëzonte besimin e tij. Sipas Hejsekut, Ismailaj u trajtua nga CEZ-i si një kandidat i qeverisë shqiptare për të mbledhur 430 mln Euro borxhe.

Një dëshmi të fortë që fundos Metën ka dhënë dhe gruaja e Kastriot Ismailajt, e cila tregon lidhjet e presidentit, në atë kohë ministër, me aferën CEZ-DIA. /Pamfleti

Lini një Përgjigje