Gjatë 5 muajve protestë, banorët i kanë bërë 30 herë thirrje publike Sali Berishës e deputetëve të tij, për t’i mbështetur në betejën kundër pazarit Rama- Ulaj dhe kunër dhunës policore. Por Saliu, që jep çdo ditë nga 3 konferenca shtypi e ulërin çdo të enjte në parlament, nuk po thotë asnjë fjalë...
Protesta e banorëve të Bërxullës është fakt konkret, që tregon se kryeministri Edi Rama dhe Sali Berisha, janë të lidhur ngushtë në interesa, duke mbajtur së bashku “fijet” e pazareve me oligarkët.
Bashkim Ulaj është oligarku i përbashkët i tyre, që u është vërsulur tokave, trojeve dhe 75 banesave në Bërxullë, për t’i shkatërruar e zhvatur me 440 lekë/m2 sa 1 litër vaj, kur çmimi i vlerësuar nga Kadastra në atë zonë është 60-70 Euro/m2.
Ai që e ka vërsulur oligarkun për të grabitur forcërisht pasuritë jetike të banorëve të Bërxullit, është Edi Rama, i cili i ka dhënë koncesionin Thumanë- Kashar, pa e pajisur me leje ndërtimi dhe pa bërë shpronësimin paraprak të tokave e banesave, sipas ligjit për çmimet e katalogut kadastral.
Duke bërë pazare interesash personale me kryeministrin Edi Rama, Ulaj i vërsuli fadromat për të shkatërruar tokat e banesat në Bërxullë, pa bërë kontakt paraprak e kontrata detyrimesh sipërmarrëse me banorët.
Të pa përfillur nga kryeministri dhe nga asnjë deputet i PS, banorët po e vazhdojnë protestën prej 5 muajsh, me të vetmen mundësi që kanë: kërkesa për takime, pengimi i rrugës Vorë-Rinas e punimeve pa leje e pa dëmshpërblim, që po bën firma “Gener 2” mes tokave e shtëpive të tyre.
Por kryeministri Edi Rama, prej 5 muajsh po mbështet oligarkun Bashkim Ulaj, duke dislokuar në Bërxullë një “komisariat” me forca policie e forca speciale, për të rrahur e larguar banorët dhe për të garantuar punën e makinerive të firmës “Gener 2”.
Gjatë këtyre 5 muajve protestë, banorët e Bërxullës i kanë bërë 30 herë thirrje publike Sali Berishës dhe deputetëve të tij, për t’i mbështetur në betejën kundër pazarit të pisët mes kryeministrit Edi Rama dhe Bashkim Ulajt.
Por Saliu, që jep çdo ditë nga 3 konferenca shtypi e ulërin çdo të enjte në parlament, nuk po thotë asnjë fjalë, sepse qysh prej vitit 2005, Bashkim Ulajn vazhdon ta ketë sponsor të familjes dhe ortak kullash me vëllain ndërtues të Liri Berishës.
Nëse në këto 10 vite, Edi Rama i ka dhënë Bashkim Ulajt 3 koncesione HEC-esh, 138 tenderë, gurore e 1 koncesion rrugë me vlerë totale 1 miliardë Euro; Sali Berisha i ka dhënë 11 HEC-e, 75 leje për pallate e kulla, koncesione, tenderë e pasuri publike me vlerë totale mbi 2 miliardë Euro.
Edi Rama dhe Sali Berisha e kanë të dy oligarkun Bashkim Ulaj, ortak e sponsor edhe në pazarin e pisët që po bëhet në Bërxullë, ku banorëve po tentohet t’u grabiten tokat e shtëpitë me 440 lekë/m2, kur çmimi zyrtar është 60-70 Euro/m2./Pamfleti
Lini një Përgjigje