TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2023, 10:36

Tabaku kërkon shfuqizimin e ligjit për 'Investitorët strategjikë': Ka dëmtuar konkurrencën, nuk ka asnjë ndikim

Shkruar nga Pamfleti
Tabaku kërkon shfuqizimin e ligjit për 'Investitorët
Jorida Tabaku

Deputetja demokratike, Jorida Tabaku ka kërkuar shfuqizimin e projektligjit të Investitorëve Strategjikë’. Në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin, Tabaku tha se vendimet për dhënien e statusit të investitorit strategjik kanë qenë abuzive në të shumtën e rasteve duke avantazhuar vetëm një grup të vogël kompanish. Ajo tha se shfuqizimi i ligjit për investitorët strategjikë duhet të nisë nga 1 janari i këtij viti.

"Në pjesën më të madhe të vendimeve për investitorë strategjikë, vendimet kanë qenë abuzive. Në ligjin kur u krijua u tha se ligji do të ishte i përkohshëm. Një ligj që do rregullonte investimet vendase dhe të huaja. Dhe u tha se nuk do ishte i përjetshëm. Ndodhemi sot pas 8 vitesh, kur ligji ende është në fuqi dhe është shtyrë 3 herë. Nuk ka patur ndikim në zona të caktuara por kemi dëgjuar për investime strategjike për persona të sanksionuar, Deripaska i shpallur investitor strategjik për luleshtrydhet në Divjakë, është e paimagjinueshme”-u shpreh Tabaku.

Ndërsa sekretari i komisionit, Laert Duraj tha se nëse do të shfuqizohej ligji për investitorët strategjikë, atëherë efektet do ishin prapavepruese sepse mund të ketë kontrata të nënshkruara pas 1 janarit të këtij viti.

Momenti kur po diskutohet ky projektligj, jemi në fundin e muajit shkurt dhe një projekt-akt nuk mund të ketë efekt prapa veprues. Pavarësisht diskutimeve që mund të kemi për datën, edhe sikur të kishim konsensus, përsëri data 1 janar, është me efekt prapaveprues dhe kjo do penalizonte kompanitë që e kanë bërë një kërkesë të tillë pranë komisionit sipas parashikimeve ligjore”-tha Duraj.

Ndërsa Tabaku iu përgjigj se ishte e gatshme që të pranonte edhe datën 1 mars për hyrjen në fuqi të vendimit, duke shtuar se nevojitej vetëm vullnet politik.

Lini një Përgjigje