
Seanca parlamentare e së enjtes do të jetë sërish kaotike. Ndonëse edhe sot pati përjashtime deputetësh, Berisha ka vendosur që të enjten të nxjerrë qytetarët në protestë dhe të krijojë trazira në seancë.
Deputeti Flamur Noka thotë se mbajtja e protestës u vendos në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
“Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike vendosi: Protestat do të vazhdojnë! Thirrje qytetarëve për protestën e radhës ditën e Enjte, para Parlamentit, ora 10:00! Liri pa fjalë të lirë nuk ka! Edi Rama nuk ka shans t'i mbyllë gojën opozitës”, shkruan Noka.
Gjatë fjalës që mbajti në nisje të mbledhjes, Berisha dha sinjale se fokusi do fokusohej te 3 marsi, por duket se situata ka ndryshuar.
Lini një Përgjigje