
Ish-kryeministri, Sali Berisha duket se “monitoron” çdo lëvizje të ambasadores Yuri Kim, madje ka arritur deri aty sa ndjek me vëmendje edhe “like-t” që ajo bënë në rrjetet sociale dhe më pas i përdorur ato për retorikën e tij politike.
Pikërisht këtë bëri sot Berisha, ku në tentativë për të lidhur retorikën e tij se Dorian Duçka kishte mbështetjen edhe të ambasadorëve, ai përdori si argument se ambasadorja Kim i kishte bërë disa herë “like” në instagram Duçkës.
Sipas tij ky veprim ngre dyshimetë mëdha dhe për këtë arsye, Kim duhet të shpjegojë përse i ka bërë ‘simpati’ Dorian Duçkës në "Instagram".
“Absolutisht, nuk ishin vetëm pa mbështetje. Çfarë e shtynte Kim t’i bënte simpati në instagram Dorian Duçkës. A mund të na e thotë pak zonja. Në vend se të njoftonte vendin e vet se këta mafiozë po shkelmojnë çdo gjë”, tha Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Lini një Përgjigje