
Demokrati Ibsen Elezi e sheh Belind Këlliçin si një imazh të konsumuar dhe jo si figurën e duhur për të garuar për Bashkinë e Tiranës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Elezi u shpreh se Belind Këlliçi ka arritur në një shkallë të lartë të servilizmit brenda partisë që sipas tij është një rast i paprecedent.
“Patjetër që është një imazh i konsumuar. Zoti Basha, për mbajtjen e drejtimit të PD-së u detyrua të shkellë çdo lloj rregulli. Në momentin që humbet, humbet edhe besimin e anëtarësisë, e vetmja formë që të rrish në krye, është të shkelësh rregullat.
Në këtë shkelje rregullash, patjetër që të gjithë këto servilat që ishin përreth, që një pjesë janë edhe në krah të Berishës, ishin servila të rëndomtë. Rasti i zotit Këlliçi ishte rast i papracedent. Unë nuk mund ta konceptoj dot që një figurë e re politike, arrin në shkallën e servilizmit deri këtu”, tha Elezi.
Lini një Përgjigje