Deputeti i PD, Ervin Salianji ka deklaruar se ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga SPAK përsa i përket pyetjeve të tij lidhur me çështjen McGonigal.
Në një deklaratë për mediat ai tha se Ministria e Brendshme, kishte kthyer përgjigje duke thënë se asnjë prej zyrtarëve të saj nuk ishte takuar me ish zyrtarin e lartë të FBI, ndërsa shtoi se Shërbimi Informativ Shtetëror në përgjigjen e kthyer sqaronte se mund t’i përgjigjej vetëm kryeministrit Edi Rama.
“Të gjitha institucionet janë në thundrën e autokratit. Të gjitha institucionet për shkak të frikës së Ramës dhe hetimit të çështjes McGongial ose heshtin ose nuk kthejnë përgjigje. Me urdhër të Ramës është bllokuar kërkesa për Komisionin Hetimor. Disa institucione duke i përdorur Rama si kamxhik për të goditur ata që dalin nga vatha e tij. “Ministri i Brendshëm zoti Bledar Çuçi nuk është takuar me Gonigal, na është thënë nga autoritetet, shkresa dërguar nga shërbimi informativ shtetëror tregon se është në kontroll të kryeministrit. Gjithsecili e mendon se kur SPAK nuk i kthen përgjigje një deputeti, imagjinoni se çfarë ndodh me qytetarë të tjerë dhe se sa fuqi ka kjo strukturë. E inkurajon SPAK, por presim përgjigje për këtë çështje që për tejkalim kohor, s’jep dot përgjigje nëse ka takime apo kanë nisur hetimet.”-tha Salianji.
Lini një Përgjigje