TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2023, 09:54

Bllokuan foltoren, përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi 3 deputetë të Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Bllokuan foltoren, përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi 3

Gjashtë deputetë të PD janë përjashtuar nga Kuvendi, pas rrëmujës dhe kaosit që shkaktuan në seancën plenare të enjten e kaluar. Deputetët e përjashtuar janë Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj, Gerta Bardeli dhe Edmond Spahon.

Deputetja Lindita Metalia është përjashtuar për 5 ditë, Greta Bardeli 3 ditë, Edmond Spaho 10 ditë, Oerd Bylykbashi 10 ditë Elda Hoti, 10 ditë.

Pas kaosit të krijuar seancën e kaluar në Kuvend, duke bllokuar foltoren, fryrë bilbilit dhe duke krijuar zhurmë në parlament, Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e 6 deputetëve, gjë që nuk është mirëpritur nga Partia Demokratike. Demokratët deklaruan se është duke u shkelur rregullorja pasi mbledhja duhet të ishte bërë brenda 48 orëve dhe mbledhja e sekretariatit sipas tyre është bërë 4 ditë pas dorëzimit të kërkesës.  PD e cilëson si të pavlefshëm këtë vendim pasi sipas tyre, kërkesën e PS-së e ka firmosur Baftjar Zeqaj, i cili më herët u kap duke votuar për kolegen socialiste.

Duke qenë se mbledhja e sekretariatit u zhvillua në mungesë të mediave, deputeti demokrat, Edmond Spaho i cili ishte i vetmi i pranishëm, ka hapur kamerën e telefonit të tij duke zbardhur debatet në komisionin e drejtuar nga deputetja e PS, Klotilda Bushka.

Ai tha se kryeministri Edi Rama po shkelte kushtetutën dhe prandaj edhe deputetët e opozitës bllokuan seancën e kaluar plenare. Mes të tjerash, Spaho ripërsëriti kërkesën e tij për ngritje të komisionit hetimor për çështjen McGonigal.

 “Çfarë po kërkojmë ne që ju çuditeni dhe nuk na jepni fjalën për një skandal kaq të madh. Në SHBA heton FBI, heton dhe Kongresi. Të njëjtën gjë kërkojmë edhe ne të hetohet këtu. Të hetojë SPAK-u që nuk ka këllqe ta bëjë dhe të hetojë kuvendi. Të paktën të kemi mundësi të shohim ky McGonigal kur ka hyrë, kur ka dalë, ka ushtruar presion në organe të caktuara?”, tha Spaho.

Ndërkohë teksa komentoi sjelljen e tij gjatë seancës plenare të 16 shkurtit, Spaho tha se do të vepronte në të njëjtën mënyrë, me rënien e bilbilit, thyerjen e karrigeve edhe në seancat e tjera, duke theksuar se sipas tij të drejtat kushtetuese janë më të rëndësishme se figura etike.

Sjellja ime është si rrjedhojë e grushtit të shtetit që ka bërë kryeministri. Do bëj zhurmë, do i bie bilbilit, do thyej edhe karrige se të drejtat kushtetuese janë më të rëndësishme se figura etike. Do pranoj të shkel mbi etikën time për të mbrojtur një cështje më të madhe që është e gjithë shqiptarëve. Jeni kryetare e Komisionit të Ligjeve dhe e Drejtave. Doni të shkatërroni opozitën, doni të nxirrni kryetarin e opozitës “non grata”. Ju duhet të flisni seriozisht. Unë po të shpjegoj sjelljen time. Ju po merrni masë për mua, po më përjashtoni 20 ditë që nuk ka ndodhur kurrë. Unë kërkoj ngritjen e Komisionit Hetimor, janë paguar para për të eliminuar opozitën. Firmat i keni, s'doni t'i thërrisni ju ata deputetë. Po shkel Kushtetutën me të dyja këmbët duke u bërë kukull e Edi Ramës”- u shpreh Spaho.

Të enjten e kaluar, në mocionin e mbajtur për shkarkimin e Lindita Nikollës nga posti i kryeparlamentares, 6 deputetët e PD-së për të cilët kërkohet përjashtimi, bllokuan foltoren e Kuvendit duke mos lejuar zhvillimin e seancës plenare.

Bllokuan foltoren, përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi 3

Bllokuan foltoren, përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi 3

Bllokuan foltoren, përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi 3

#kuvendi

Lini një Përgjigje