TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2023, 15:01

Zgjedhjet / Opozita me 2 kandidatë edhe në Korçë, mjeku Gjergji Gjata braktis Berishën dhe bashkohet me Alibeajn

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet / Opozita me 2 kandidatë edhe në Korçë, mjeku

Grupi i Alibeajt ka prezantuar një tjetër kandidat për zgjedhjet e 14 majit. Gjergji Gjata, një nga kandidatët e ‘Primareve’ të Berishës, ka ndërruar krah dhe ka vendosur që të futet në garë për bashkinë e Korçës me grupin e Alibeajt.

Mësohet se Gjata është vetë ofruar që të kandidojë për grupin e Alibeajt, ndërkohë sot është konfirmuar kandidatura e tij.

Gjata u fut në garën e primareve në Korçë, por nuk arriti të fitonte, pasi siguroi vetëm 426 vota. Fituese doli Ledina Alolli me 628 vota. Aliolli ka qenë deputete e Partisë Demokratike në periudhën 2009-2013. Ndërkohë që kujtojmë se Partia Socialiste ende nuk ka konfirmuar nëse do të ri kandidojë, Sotiraq Filon për Korçën apo do të zgjedhë një emër tjetër.

pd korçë kandidati

Lini një Përgjigje