TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2023, 11:26

Vizita në SPAK, Meta llogari për aferën CEZ-DIA

Shkruar nga Pamfleti
Vizita në SPAK, Meta llogari për aferën CEZ-DIA
Ilir Meta në SPAK

Prej orës 10:00, Ilir Meta po jep llogari në SPAK për aferën CEZ-DIA, çështje e cila u rihap në prill të vitit të kaluar. Lajmi është konfirmuar nga mediat. Në një prononcim të shkurtër për mediat Meta tha se ka sjellë dhjetëra denoncime në SPAK kundër korrupsionit.

"Po kam sjellë me dhjetëra denoncime këtu, me firmë, me vulë në SPAK, prandaj kam ardhur me shumë kënaqësi. I kam thirrur disa herë SPAK të veprojë kundër korrupsionit," deklaroi Meta.

Afera CEZ-DIA

Në prill të këtij viti, SPAK ka rihapur dosjen e CEZ-DIA të vjedhjes së parave publike. Drejtuesi i SPAK Arben Kraja dhe prokurori Altin Dumani po ndjekin këtë hetim, ndërsa kanë pyetur një ndër kryesorët e kësaj afere, Kastriot Ismailajn, i dënuar me 11 vite burg. Vetëm në një rast, 1 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2019, Meta i kërkon Kastriot Ismailajt, bashkëshortit të Vojsavës (i dënuar me 11 vite burg), 200 mijë (besohet euro) me urgjencë. Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka deklaruar Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ. Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje. Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i niste Kastriot Ismailajt duke i kërkuar para. Në dosjen e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, dënim i konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, prokuroria ka konstatuar se qëllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qen mbledhja e borxhit të për llogari të CEZ dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave tё CEZ, sigurisht në bashkëpunim me CEZ, pasi CEZ nuk humbiste asgjë, por xhepat e shqiptarëve.

Lini një Përgjigje