TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2023, 13:14

Seancë plenare dhe protestë, Berisha njofton tubim nesër para Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
Seancë plenare dhe protestë, Berisha njofton tubim nesër para
Ish kryeministri  Sali Berisha

Ish kryeministri  Sali Berisha ka njoftuar se nesër do të zhvillojë tubimin e radhës para godinës së Parlamentit, ndërsa paralelisht do mbahet seanca e radhës plenare.

Vetëm pak minuta më parë ai ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shkruan se nesër në orën 10.00 para Parlamentit do të mbahet protestë nga opozit.

Kujtojmë që Berisha me mbështetësit e tij ka mbajtur mbajtur edhe javën e shkuar protestë para Kuvendit, ku disa deputetë që janë përjashtua u përplasën me Gardën teksa kërkonin të hynin në Kuvend.

Shumë deputetë të PD, janë përjashtuar nga Kuvendi, pasi kanë bllokuar foltoren dhe kanë shkaktuar zhurma duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare.

Ndërkohë Berisha ka thirrur protestë kombëtare më 3 mars, ditën kur Gjykata e Apelit pritet të shprehet për vulën dhe logon e kësaj partie.

 Sali Berisha prej javësh ka njoftuar  një revolucion të pandërprerë. 

Partia Demokratike ende nuk është regjistruar as për zgjedhjet vendore që do të realizohen më 14 maj. 

KZAZ-të që do të administrojnë procesin zgjedhor të 14 Majit do të nisin punë pa anëtarët e Partisë Demokratike.

seancë plenare dhe protestë berisha

Lini një Përgjigje