TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2023, 21:10

Skandali “McGonigal” po harrohet, Berisha me propozim surprizë në Kuvend: Ta zhvillojmë nesër mocionin me debat

Shkruar nga Pamfleti

Skandali “McGonigal” po harrohet, Berisha me propozim surprizë

Deputetët e Sali Berishës kanë kërkuar sërish ndryshimin e rendit të ditës në seancën e nesërme që do të mbajë Kuvendi.

Ata kërkojnë që në rend dite të futet mocioni me debat për çështjen e agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Ndonëse javën që shkoi u ra dakord që mocioni të mbahet më 2 mars, duket se foltorja ka ndërruar mendje. Nesër Berisha ka paralajmëruar protesta dhe kaos në sencë.

Sinjalet janë se Berisha po kupton se ky skandal po harrohet dhe duket se po këmbëngul për debat sa më të shpejtë. Ndërkohë duhet theksuar se Berishe di që Rama ndodhet në Japoni dhe ata e kanë bërë të qartë se nuk mund të ketë debat me Elisa Spiropalin.

Duhet theksuar se Berisha e di që Rama ndodhet në Japoni dhe ata e kanë bërë të qartë se nuk mund të ketë debat me Elisa Spiropalin.

berisha mcgonigal mocion me debat

Lini një Përgjigje