TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2023, 22:09

Endri Shabani thirrje SPAK-ut: Konfiskoni pasuritë e Berishës, Metës dhe Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Endri Shabani thirrje SPAK-ut: Konfiskoni pasuritë e Berishës,

Kryetari i Nismës Thurje, Endri Shabani i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të konfiskojë pasurinë e kreut të PL-së, Ilir Meta, kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit Berisha.

I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Shabani tha se vetëm kështu mund të rifitohet besimi te drejtësia dhe çlirohet shoqëria. Sipas tij nëse goditen këta të tre, bëhet më i thjeshtë dërgimi para drejtësisë i atyre që kanë vjedhur prej 32 vitesh.

Këtu duhet arrestuar, duhet hetuar krerët e këtyre tre çetave. I duhen konfiskuar pasuria që na kanë vjedhur. Kollaj është, te Gjiri i Lalzit i ke apo nga kodrat e Tiranës. Aty rifiton besimin drejtësia, çlirohet shoqëria dhe pastaj të vazhdojnë të arrestojnë gjithë të tjerët që kanë vjedhur në këto 32 vite”, tha ai.

spak pasuria berishës-metës-ramës

Lini një Përgjigje