TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2023, 23:05

Lufta për vulën, Spahiu: Berisha s’do jetë kurrë lider i PD-së, SHBA nuk do ta lejojë

Shkruar nga Pamfleti

Lufta për vulën, Spahiu: Berisha s’do jetë kurrë lider

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se SHBA-të po investojnë shumë që mos të lejojnë një opozitë që të bashkohet rreth ish kryeministrit, Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu u shpreh se nëse Berisha do deklarohet zyrtarisht lider i opozitës, SHBA-të do të ndërhyjnë në këto zgjedhje lokale, por edhe në ato parlamentare, në mënyrë që opozita të mos jetë e bashkuar.

“SHBA-të po investojnë shumë që mos të lejojnë një opozitë që të bashkohet rreth Sali Berishës. Nëse zyrtarisht, lider i opozitës do të deklarohet Sali Berisha, në çdo zgjedhje, këto lokale apo parlamentare, opozita nuk do të bashkohet për shkak të ndërhyrjes së drejtpërdrejt të SHBA-ve”, tha ai.

 

 

pd berisha spahiu

Lini një Përgjigje