TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 09:22

Dosja CEZ-DIA; a është ish-anëtari i LSI-së personi që mund të "fundosë" Ilir Metën

Shkruar nga Pamfleti
Dosja CEZ-DIA; a është ish-anëtari i LSI-së personi që
Ilir Meta

Gazetari Eni Ferhati thotë se është e paqartë nëse Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka arritur të ketë një dëshmitar apo një të penduar të drejtësisë për çështjen CEZ-DIA.

Ferhati u shpreh se mundet që Elvis Mataj, një njeri i afërt i ish-presidentit Ilir Meta, mund të ketë treguar fakte të reja për këtë çështje.


“Është e paqartë nëse SPAK-u ka arritur të ketë një dëshmitar apo një të penduar të drejtësisë, që i ka treguar Prokurorisë së Posaçme fakte të reja për implikimin e zotit Meta apo dhe zyrtarëve të tjerë të kohës që kanë qenë në funksione në atë kohë. 

Flitet për Elvis Matjan, i cili rezulton ish-drejtor ekzekutiv i kompanisë DIA, njeri i afërt me Kastriot  Ismailajn dhe ish-kreu i LRI-së në vitin 2005.

Meta e cilësoi atë një mashtrues të përzënë nga LSI-ja. Në dijeninë time, ky shtetas nuk ndodhet në territorin shqiptar, nuk dihet nëse SPAK-u mund të ketë arritur të përfitojë ndonjë dëshmi apo ta ketë kthyer këtë shtetas në të penduarin e drejtësisë.”, theksoi ai.

Për dosjen e CEZ-DIA është dënuar Kastriot Ismailaj në vitin 2017 me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. Gjykata ka urdhëruar edhe sekuestrimin e 5 milionë eurove. Ai ishte administrator i kompanisë DIA, e ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ, ku u përfshi në një skemë mashtrimi, duke shkatërruar edhe raportet mes shtetit shqiptar dhe CEZ, me kosto të madhe për buxhetin e shtetit.

Ditën e djeshme pas daljes nga godina e SPAK, në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se nuk ekziston asnjë akt, asnjë dokument që ai në çfarëdolloj detyre të ketë favorizuar këdo.

Por, Elvis Mata, një ish drejtor në DIA, kompania e Kastriot Ismailajt mund të jetë "çelësi" i zbardhjes së kësaj afere.

Burime bëjnë me dije se ai mund të jetë bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Meta e pranoi se Elvis Mata ka qenë pjesë e LRI-së, por e konsideroi atë një mashtrues ordiner.

dosja cez-dia meta

Lini një Përgjigje