Ish-kryeministri, Sali Berisha ka paralajmëruar se do zhvillojë ditën e sotme protestën e radhës para parlamentit, para nisjes së seancës së radhës plenare në orën 10:00. Ndërkohë Policia ka marrë masat e para për mbarëvajtjen e kësaj proteste dhe shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm.
Dhjetëra efektivë policie janë vendosur në perimetrin për rreth parlamentit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Protesta pritet të nisë para orës 10:00, kur një grup protestuesish do të nisen nga selia blu për të marshuar drejt Kuvendit të udhëhequr nga Sali Berisha. Protestës pritet t'i bashkohet dhe kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta.
Lini një Përgjigje