Për shkak të protestës së opozitës përballë parlamentit do të ketë bllokim në disa akse rrugore. Kështu, nga ora 10:00, pritet të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.
Në të njëjtën kohë me protestën, sot në orën 10:00 mbahet edhe seanca plenare. Kreu i Foltores, Sali Berisha ka deklaruar disa herë se Kuvendi nuk do të zhvillojë seancë për asnjë çështje tjetër nëse kryeministri Edi Rama nuk jep llogari për skandalin ‘McGonigal’.
Lini një Përgjigje