
Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e 6 deputetëve të PD nga seanca plenare.
Për shkak të të kaosit të krijuar në seancën e kaluar, u përjashtuan nga Kuvendi për 10 ditë 6 deputetë të PD-së, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli.
Ndërkohë përveç, tyre vijojnë ende të jenë përjashtuar Sali Berisha dhe Flamur Noka.
Deputetët e PD që janë të përjashtuar nga seanca plenare mëngjesin e sotëm janë përplasur me Gardën pasi nuk lejohen të futen në Kuvend. Pranë tyre janë edhe disa deputetë që duan të futen në sallën e parlamentit por dera është e bllokuar nga punonjësit e Gardës.
Lini një Përgjigje