TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 10:08

Përplasje në dyert e Kuvendit, deputetët e përjashtuar tentojnë të hyjnë brenda; pengohen nga Garda

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje në dyert e Kuvendit, deputetët e përjashtuar
Deputetët e Partisë Demokratike të përjashtuar nga Komisioni i Etikës

Dita e sotme ka filluar me tensione ende pa nisur seanca plenare.

Deputetët e Partisë Demokratike të përjashtuar nga Komisioni i Etikës, kanë arritur  te dera e Kuvendit, por Garda nuk i ka lejuar të hyjnë brenda, situatë kjo që ka sjellë tensione.

"Nuk lejohet garda të ngrejë dorën ndaj një deputeti.", tha thënë depuetja Albana Vokshi, ndërsa 

deputeti Luçiano Boçi iu drejtua Gardës me fjalët: "T’ju vijë turp, na keni bërë sikur po futemi në Alkatraz."

Gjashtë deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike gjithashtu kanë bërë kërkesë për anulimin e përjashtimeve.

Tashmë pritet të mblidhet Byroja e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën para seancës plenare.

Gjashtë deputetët janë Lindita Metaliaj e përjashtuar me 5 ditë,  Greta Bardeli 3 ditë, Edmond Spaho 10 ditë, Oerd Bylykbashi 10 ditë, Elda Hoti 10 ditë dhe Sorina Koti 10 ditë.

Po ditën e sotme paralelisht do zhvillohet seanca e radhës parlamentare.

Në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu si dhe diskutime për disa projektligje dhe projektvendime.

Ndërkohë po ditën e sotme pritet të zhvillohet protestë e opozitës përpara Kuvendit. Një ditë më parë, ish kryeministri tha se beteja në dy fronte, protestë dhe parlament, do të vijojë edhe këtë të enjte.

Vetë Berisha është i përjashtuar nga punimet e Kuvendit dhe pritet që t’u prijë vetë simpatizantëve në protestën para parlamentit.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm pasi ndodhet në një vizitë në Japoni. Me kreun e qeverisë është parashikuar një interpelancë më 2 Mars në lidhje me çështjen “McGonigal”.

deputetët e përjashtuar të pd garda protesta

Lini një Përgjigje