Teksa kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka marrë fjalën në seancën plenare, disa nga deputetët e PD kanë rrethuar foltoren.
Menjëherë më pas është afruar edhe Garda.
Balla i është drejtuar me ironi deputetit të PD, Luçiano Boçit duke i thënë "Po kjo ça është? Ulu se nuk më shohin kolegët… dukeni si kustodio të foltores, me vërtetë jeni përfaqësues të foltores, por foltorja është e të gjithëve jo vetëm e juaja.
Më pas deputetët kanë ndezur edhe një aparaturë e cila krijon zhurmë akustike.
“Ju bëj thirrje të tërhiqeni nga kjo qasje. Pas datës 3 nuk do jeni më kështu, se gjykata do marrë vendim”, tha Balla.
Lini një Përgjigje