TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 10:48

“Ke shkelur Kushtetutën, Rama të vijë këtu”, Boçi i kthehet Nikollës, kryeparlamentarja i ndërpret fjalën

Shkruar nga Pamfleti
“Ke shkelur Kushtetutën, Rama të vijë këtu”,
Luçiano Boçi në Kuvend

Deputeti Luçiano Boçi në fjalën e tij në Kuvend, tha se është urgjente që kryeministri të jetë i pranishëm në seancë plenare. Boçi i tha kryetares së Kuvendit se po shkel me këmbë Kushtetutën dhe nuk ushtron autoritetin e saj. Ndërsa Lindita Nikolla i mbylli mikrofonin me argumentin se kaloi 2 minuta nga koha e përcaktuar për procedurë.

Pamjet e shëmtuara të parlamentit përsëriten e përsëriten për këtë ushtrim force ushtarake ndaj deputetëve të zgjedhur. Kërkuan të jenë prezent në mbledhjen e Byrosë. Kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të deputetit. Deputeti që ankimohet për vendimin duhet të jetë prezent ose përfaqësues ligjor. Si mundet ju zonja kryetare të shkelni rregulloren dhe të bëni sikur s’ka ndodhur asgjë. Urdhrat nga Rama i merrni. Kemi kërkuar që nga java e shkuar seancë pyetjesh që është urgjente që kryeministri duhet të ishte prezent menjëherë, kemi 2 javë që e kërkojmë. Kemi kërkuar komisione hetimore, njëri i firmosur nga 35 deputetë, i dyti për 24 deputetë. Pse e shkel me këmbë Kushtetutën dhe më tregon rregulloren? Kush është ky që del në emisione dhe thotë nuk ngrihen komisione hetimore. Ushtro autoritetin tënd se kemi kërkuar komision hetimor për një çështje madhore, për atë thikën në zemër që i kemi ngulur SHBA.”-tha Boçi.

Më pas ndërhyri Nikolla, e cila i tha që i mbaroi koha.

Po, po mbaroi koha, zgjate dhe pak. Çfarë ka bërë Edi Rama? Asgjë më pak e as më shumë se Enver Hoxha. Kjo është procedura, mos u trembni. Kërkesa jonë është urgjente. Mos vazhdoni me këtë turp se e dimë këtë pjesën që ju e keni turp pa turp dhe e dimë shumë mirë që lutja juaj është “kryeministër turpin e përditshëm na e fal sot”.- iu kthye deputeti.

Lini një Përgjigje