TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 11:21

Tubimi para Kuvendit, Berisha i bashkohet protestës nën masa të shtuara sigurie

Shkruar nga Pamfleti

Tubimi para Kuvendit, Berisha i bashkohet protestës nën masa të

Ish kryeministri Sali Berisha është nisur nga selia blu drejt Parlamentit rreth orës 11:15 për t’u bashkuar me protestuesit e mbledhur jashtë godinës së Kuvendit.

Me forca të shumta sigurie, Sali Berisha i është bashkuar protestës së thirrur prej tij para Kuvendit. Me mbërritjen e tij në protestë, organizatorët, vendosen në sfond muzikë, si një mënyrë për të krijuar më tepër zhurmë.

Edhe Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë i është bashkuar protestës së me një numër të vogël protestuesish.

Meta i është bashkuar turmës dhe ka marrë fjalën para Berishës.

Perimetri i godinës së Kuvendit është rrethuar me uniforma blu, ndërsa në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.

700 efektivë policie do të jenë në terren për protestën e thirrur nga Sali Berisha para parlamentit.

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa FNSH dhe RENEA do të jenë në pjesën anësore të parlamentit. Ndërsa efektivë të Gardës janë dislokuar në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve.

Ndërkohë pritet të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.

Lini një Përgjigje