TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 12:07

Berisha i drejtohet Gardës: Po të duam, për 3 minuta futemi në Parlament!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha i drejtohet Gardës: Po të duam, për 3 minuta futemi

Ish-Kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestë tha se Edi Rama dhe Taulant Balla janë përgjegjës për çdo akt armiqësor ndaj PD. Ndërkohë i drejtohet Gardës që ka rrethuar Kuvendin duke thënë se po të duan futen për 3 minuta në parlament por kanë zgjedhur që revolucioni i tyre të jetë paqësor.

Betohem se ti (Taulant Balla) dhe Edi Rama do jeni përgjegjës për çdo akt armiqësor ndaj PD. Do të gjej kudo që të ndodhesh e të fshihesh, do të të kapim e të të çojmë te Gentian Sharra. Nuk ka forcë që t’ju mbrojë. Lëri këta që keni vënë këtu që po të duam se për 3 minuta futemi në parlament. Ikni se asgjë nuk na pengon. Ndaj dhe të vazhdojmë këtë betejë. 3 marsi është ditë e madhe. Në çdo rast, marshi drejt Surrelit do të jetë marshi ynë”, tha ish-kryeministri.

Berisha ka vijuar me akuzat ndaj mazhorancës. Ai thotë se vrasësit e kenianes 22-vjeçare Joy Ayoko fshihen në qeveri dhe këtë e justifikon me akuza të tjera për Taulant Ballën.

“Në qeveri fshihen vrasësit e Kenianes. Ndonjëri që çuditet i them që të shikojnë pak atë kriminelin Taulant Balla. E kam denoncuar 10 herë. Vendi i tij është në burg si trafikant femrash. Prandaj ata e fshehin historinë Xhoit. Ai është denoncuar nga diplomatë të huaj se ka nxjerrë viza për prostituta moldave për të ardhur në Shqipëri. Fatos Nano në vend ta çojnë në prokurori e bëri këshilltar. Ai është denoncuar se ka porositur vrasje”, tha Berisha.

protesta e opozitËs

Lini një Përgjigje