TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 12:50

Kaosi në Kuvend, Braçe del kundër PS: Çështja e “McGonigal” duhet të hetohet

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi në Kuvend, Braçe del kundër PS: Çështja e
Deputeti i PS, Erion Braçe

Deputeti i PS, Erion Braçe tha se është dakord që duhet të ketë një hetim për çështjen McGonigal, si dhe njerëzve të tjerë së bashku me të, por shtoi se duhet filluar nga origjina dhe se të kujt janë “ato para”.

Braçe është shprehur se situata e vazhdueshme në Kuvend është kaotike, gjithsesi duhet folur që nga origjina për këtë çështje.

Ai iu drejtua Vokshit, për çështjen e lobimit rus.


"Do doja të thoja diçka me aksesin e lirë që duhet të kenë gratë për të hyrë në Kuvend, të gjitha gratë që nuk mbajnë mbi vetë përgjegjësi të prishjes së seancave.

Thënë këtë pa më të voglin diskutim i heqim mundësinë burrave për të përdorur gratë si kokë dashi, për t’i bërë bisht burrat përgjegjësisë për atë që shkaktojnë në sallën e kuvendit. Burrat të bëhen burra dhe të mbajnë përgjegjësinë dhe të mos fshihen nga grave.

U bë e disa seancë që të thuhet se kjo ndodh se na është mohuar e drejta e fjalës. Çështja ka në thelb tre deklarime parash, janë deklarime zyrtare të bëra në Departamentin amerikan i drejtësisë, nga lobisiti që ishte në nënkontratë me PD. Edhe kjo marrëdhënia me McGonigal e të tjerë njerëz së bashku me të, duhet të sqarohen deri më një, ama ta fillojmë nga origjina, të kujt janë këto para që deklarohen këtu?!

Nënkontratë me PD, amerikani ka deklaruar këtu se të kujt janë këto para. Në gjykimin e këtij amerikanit, këto para ishin të një kompanie që ishte ruse. Meqë Albana ka qenë një nga të zëshme të kësaj çështje, kam një deklaratë shumë të qartë këtu, mjafton që ju të hyni në google dhe të kërkoni paratë ruse në PD dhe ju del: Berisha: Paratë ruse në PD, do marrim në pyetje Bashën.

E keni marrë në pyetje bashkën për paratë? Prit prit. Paratë ruse në PD thotë Berisha, ‘u kemi shpërndarë deputetëve formularë me pyetjen; besoni se janë para ruse apo jo’.

Tani, i keni plotësuar këto para apo jo? Nuk të shkon Albana të mbash qëndrime të ndryshme në kohë të ndryshe, mbaje sipas erës së parfumit jo sipas erës së naftës.", tha Braçe.

Lini një Përgjigje