TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2025, 11:00

Rama ironizon Bashën nga Vlora: Ka bërë një tram të sukseshëm në Tiranë, por nuk e çoi deri në Durrës se e zuri gjumi! 

Shkruar nga Pamfleti
Rama ironizon Bashën nga Vlora: Ka bërë një tram të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi ku po prezanton kandidatët për deputetë në Vlorë, ka ironizuar Lulzim Bashën. 

Ai tha se Basha bëri një tram me shpejtësi marramendëse në Tiranë, por nuk e çoi deri dot në Durrës pasi e zuri gjumi. 

"Duhet të biem dakord për një gjë, ju bëni shumë mirë që kërkoni sa më shumë. Për tramin, do të na duhej Luli. Ai ka bërë një tram të suksesshëm në Tiranë, me shpejtësi marramendëse, e kishte planin që të çonte deri në Durrës, por meqë e zuri gjumi e la. S’e dimë sa mund të bashkëpunojmë me të, por shpresoj mos të arrihet që të çohet Vlora në këmbë që duam Lulin kryetar bashkie", tha Rama. 

 

Lini një Përgjigje