TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2025, 07:13

"Jam peng i një grupi terrorist, ja shefja e grupit të terrorit", Rama shfaqet në mesin e të rinjve të PD-së (Video)

Shkruar nga Pamfleti
"Jam peng i një grupi terrorist, ja shefja e grupit të
Rama me të rinjtë e PD

Kryeministri Edi Rama është shafaqur pas mesnate në Vlorë, në mes të një grupi të rinjsh.

Me batuta, ai përshëndet qytetarët me një video të postuar në rrjetin e tij social Facebook. Por këta të rinj, nuk janë fort të zakonshëm…sepse janë “energjia” e palës kundërshtare politike, që kryesocialisti nuk heziton t’i quajë armiqtë më të bukur.

“Deti fle, po as Vlora s’fle dhe as “armiqtë” më të bukur në botë nuk flenë. Kërkoj ndihmë, jam peng i rinisë demokratike, FRPD-ja. Peng i një grupi terrorist, terrositë nga Vlora. Ja shefja e grupit të terrorit”, thotë Rama.

 

 

rama me të rinjtë e pd vlorË rama

Lini një Përgjigje