TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2025, 22:38

DASH “shpartalloi” Berishën, besnikët e tij vijojnë avazin: Raportin e ka hartuar Blinken

Shkruar nga Pamfleti
DASH “shpartalloi” Berishën, besnikët e tij vijojnë
Berisha-Paloka

Besnikët e Berishës vijojnë të “bëjnë petulla me ujë”. DASH i dha shuplakë të fortë kreut të PD, pasi hetimin ndaj tij e cilësoi si sukses, por për demokratët këto janë vepra të Biden.

Edi Paloka i ftuar në një emision, tha se ai është përpiluar nga administrata e shkuar, e drejtuar nga dyshja Biden-Blinken.

Ky raport është i administratës së kaluar, nuk është raport i administratës Trump. Por edhe ai raport i asaj administrate e vulos qeverinë e Ramës si narkoshtet. Edhe në raporte të tjera është quajtur qeveria më e korruptuar nga DASH dhe pastaj vinte Blinken, që thoshte, ky është udhëheqësi më i madh. Kjo ishte absurde. Ky rasti që përmendet , është raport i administratës së kaluar. Berisha është nongrata, s’është se kanë përmendur diçka që nuk dihej. Kanë futur një fakt që është i njohur, ende nuk i është hequr nongrata Berishës”, tha Paloka në A2 CNN.

Por sipas deputetit demokrat, non grata Berishës “do t’i hiqet shumë shpejt”.

Sipas tij Sekretari i ri i Shtetit, Marco Rubio është ai që ka provuar kur ishte pjesë e Senatit faktin se administrata Biden përdori notën non grata për të çuar pas hekurave dhe dëmtuar politikisht lider të qendrës së djathtë në Europë.

Marco Rubio, sot është Sekretari i Shtetit. Zëvendësoi Blinkenin. Rubio ishte senatori që ngriti në Senatin amerikan dhe madje bëri dhe dokumente ku akuzonte administratën Biden-Blinken se kishte përdorur nongratat politikisht për të goditur lider të qendrës së djathtë ne Europë. Është i njëjti, që ka zëvendësuar sot Blinkenin. Zv/Presidenti erdhi në Gjermani dhe ia bëri të qartë, nuk do të ndodhë më që të goditen liderë të opozitës së qendrës së djathtë, të burgosen dhe arrestohen për të marrë pushtetin. Janë dy qëndrime që bëjnë që de jure nongrata e Berishës nuk ekziston më. De facto, burokracitë e këto mund të ndodhë shpejt. Nuk ka më asnjë vlerë ajo nongrata. Raporti është tjetër gjë dhe është i administratës së kaluar. Qëndrimi i kësaj administrate u tha dhe u bë i qartë nga LaCivita aty në krah të Berishës”, deklaroi Paloka.

Lini një Përgjigje