TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2025, 08:18

Meloni i jep një dorë Ramës për zgjedhjet, publikohet në Fletoren Zyrtare marrëveshja për pensionet Itali-Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Meloni i jep një dorë Ramës për zgjedhjet, publikohet
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qeveria italiane ka publikuar në Fletoren Zyrtare marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë.

Kjo marrëveshje u firmos në shkurt të viti të kaluar dhe pritet të zbatohet në pak javë.

Ky lajmin bën që kryeministri Rama të marrë shtysë nga Meloni për fushatën e 11 Majit. Kjo ndërhyrje në fushatën zgjedhore në Shqipëri e vë në rrezik marrëveshjen e emigrantëve nëse Rama largohet nga pushteti.

Miratimi i kësaj marrëveshjeje garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri, nga e cila përfitojnë rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianë.

Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe lejen e lindjes, si dhe sigurimin e papunësisë.

Për vitin 2025 u miratua një fond prej 12 milionë eurosh; 13.6 milionë euro për vitin 2026; 13.1 milionë euro për vitin 2027; 15.1 milionë euro për vitin 2028; 17 milionë euro për vitin 2029; 19.3 milionë euro për vitin 2030; 21.3 milionë euro për vitin 2031; 23.4 milionë euro në vit për të gjitha vitet e mëpasshme duke filluar nga viti 2032.

Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë.

Meloni i jep një dorë Ramës për zgjedhjet, publikohetMeloni i jep një dorë Ramës për zgjedhjet, publikohetMeloni i jep një dorë Ramës për zgjedhjet, publikohet

 

rama-meloni pensionet

Lini një Përgjigje