TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2024, 19:20

Rama flet në OKB si ‘kryeministër global’: Kjo organizatë nuk e ka bërë si duhet detyrën, rrezikohemi nga lufta bërthamore

Shkruar nga Pamfleti

Rama flet në OKB si ‘kryeministër global’: Kjo

Kryeministri Edi Rama ka folur në Samitin për të Ardhmen të mbajtur në OKB, ku theksin e vuri te lufta në Ukrainë dhe siguri sot në botë.

Kryeministri u mundu at kritikojë dhe vetë Kombet e Bashkuara, duke deklaruar se kjo organizatë nuk e ka arritur qëllimin e saj për të siguruar paqe në botë.

Sot sytë e botës duhet të jenë të kthyera në këtë mbledhje. Mund të themi se popujt e botës vazhdojnë të besojnë në premtimin e një të ardhmeje më të mirë ndërsa na shohin të mbledhur këtu. Dyshoj seriozisht për këtë dhe kjo është diçka me të cilën duhet të përballemi nën këtë çati të OKB. Ne duhet të kemi kurajon të pranojmë se së fundmi veprimet tona shumë shpesh kanë qenë larg përmbushjes së pritshmërive të popujve që deklarojmë se u shërbejmë”, tha Rama në OKB.

Sipas tij, herë pas here, OKB nuk ka mundur të përmbushë shpresat e ne popujve dhe frika për të ardhmen vazhdon të rritet kudo, në lindje, perëndim, veri edhe jug ndërsa krizë pas krize bie mbi ne. Madje ai foli edhe si ekspert lufte, duke u ndalur te rreziku bërthamor.

"Këto kriza na kanë përçarë më tej, e megjithatë dhe midis kësaj trazie, në mënyrë konstante kemi çuar dëm mundësitë që secila krizë na ka paraqitur për një ndryshim kuptimplotë. Pasi t’ia nisim të rindërtojmë atë besim që është gërryer, si të vërtetojmë që veprimi shumëpalësh nuk është thjesht një fjalë boshe por fuqia që mund të zgjidhë vërtetë sfidat që po shfaqen. Si të dëshmojnë që fuqia jonë nuk është thjesht më e madhe sesa përpjekjet të fragmentarizuara, të shkëputura dhe ndonjëherë veprimet destruktive të Kombeve individuale, por e vetmja rrugëzgjidhje që kemi për të shpëtuar që një njerëzimi të bjerë në kolaps para syve tanë. Si të frymëzojmë në vend që të demorazizojmë njerëzit e zakonshëm, jetët e të cilave shkatërrohen ditë për ditë nga veprimet e papërgjegjshme e fuqive të vogla dhe të mëdha, përfshirë në Evropë ku një luftë e re ka vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën e njerëzimit, të përballur me kërcënimet e marra të hapura për përdorimin e armëve bërthamore. S’i kam të gjitha përgjigjet”, tha Rama.

Lini një Përgjigje