
Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti ka folur për rritjet qesharake të pensioneve me 4.1%. Rama njoftoi se do të përfitojnë mbi 791 mijë qytetarë nga indeksimi i pensioneve që do të hyjë në fuqi nga 1 tetori 2024.
Telitit u shpreh se nuk ka një rritje reale të pensioneve, ndërsa shtoi se indeksimi i kryer po zbatohet pjesërisht nga qeveria.
Ai tha se, edhe shifrat e deklaruara nga INSTAT për rritjen e çmimeve të shportës me 4.1%, ishin jo të vërteta.
“Qeveria e ka deklaruar indeksimin e pensioneve në masën 4.1%, nuk ka një rritje reale të pensioneve, përkundrazi dhe ky indeksim sipas informacioneve që kemi, sipas jetesës sepse edhe ne jemi konsumatorë, e dimë që gjatë këtij viti çmimet janë rritur më tepër se 4.1%.
Pra shifrat e deklaruara nga zyrat qeveritare e INSTAT që shporta e ushqimeve na është rritur me 4.1%, nuk është reale.
Qeveria ka vendosur që edhe ligjin që është i detyruar ta zbatojë pavarësisht se kush është në qeverisje, ta zbatojë atë pjesërisht.
Pra së pari nuk kemi rritje reale të pensioneve, madje dhe indeksimi që po kryhet nga qeveria që ka hyrë në fuqi që në datën 1 tetor edhe ky është i pjesshëm.
Kemi përballë një situatë e cila kemi një lëmoshë qytetare, e cila në qytet përkthehet mesatarisht me 250 lek të vjetra në ditë”, u shpreh Teliti.
Lini një Përgjigje