TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2024, 10:20

Ngërçi me xhaminë e Namazgjasë, Erdogan takim me Ramën në New York para Asamblesë së OKB-së

Shkruar nga Pamfleti
Ngërçi me xhaminë e Namazgjasë, Erdogan takim me
Edi Rama dhe Erdogan

Ditën e sotme në New York, udhëheqës nga mbarë bota, liderë të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama do të marrin pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në një axhendë tepër të ngjeshur që nis ditën e stome me samitin e së ardhmes dhe vijon për disa ditë, është parashikuar të zhvillohet edhe një takim mes Shefit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell me 6 liderët e Ballkanit perëndimor.

Ndërkohë mediat turke bëjenë me dije se presidenti Recep Tayyip Erdoğan në New York, para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, do të presë në takim kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe më pas do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. 

Ende nuk dihen detaje për fokusin e takimit por mund të hamendësohet që  Erdogan ti rifreskojë Ramës premtimet që ende nuk ia ka plotësuar.

Ju rikujtojmë se javën e kaluar në mediat në Tiranë u fol për një vizitë të presidentit turk në Tiranë në fund të shtatorit, për inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë, e cila ka sjellë një ngërç prej disa vitesh mes dy vendeve me Komunitetin Mysliman që refuzon ndëryrjen e Ankarasë në këtë institucion fetar.

Por siç 'Pamfleti' raportoi dy javë më parë, Erdogan ka marrë kontrollin e Komunitetit Musliman Shqiptar me puçin e Edi Ramës. I gjithë ky operacion është ekzekutuar këto ditë në mungesë të ambasadorit të ri të SHBA në Tiranë, i cili sipas gjasave, edhe mund ta anulojë të gjithë procesin.

Në muajin gusht Erdogan i bëri një telefonatë rikujtuese Edi Ramës, ku i kërkoi që Shqipëria të mbyllë kolegjet turke dhe xhamitë e Gylen.

Ai është ndalur dhe të një nga kërkesat e hershme ndaj Shqipërisë, duke insistuar që vendi ynë të mbyllë institucionet arsimore, spitalet dhe institucionet fetare që kanë lidhje me Fondacionin Gylen, i drejtuar nga kundërshtari i tij në ekzil Fethullah Gülen.  

Erdogan ka kërkuar vazhdimisht nga Shqipëria që të mbyllë institucionet arsimore që Turqia i konsideron si të lidhura me lëvizjen e klerikut Fetullah Gylen. Konkretisht, kolegjet turke që veprojnë në vendin tonë si institucione parauniversitare për vajza dhe djem.

Në vitin 2022, Këshilli i Ministrave vendosi mbylljen e institucionit arsimor parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i cili funksiononte si kolegj për vajza dhe djem dhe financohej nga fondacioni “Gulistan” i lakuar për lidhjet me klerikun turk Fetullah Gylen. Gjatë vizitës së tij në Tiranë në janar 2022, Erdogan u shfaq i paduruar dhe e quajti lënduese faktin se lëvizja e kundërshtarit të tij politik kishte ende fushë veprimi në Shqipëri.

Edhe Xhamia e madhe e Namazgjasë që mbahet peng nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është 'kalaja e fundit' që ai kërkon nga Rama, që me sa duket e ka marrë. Në fakt, xhamia ishte parashikuar të inaugurohej në fund të Ramazanit të vitit 2022, por akoma besimtarët vazhdojnë të mos falen aty./ Pamfleti

erdogan edi rama

Lini një Përgjigje