TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shtator 2024, 13:27

Benet Beci merr drejtimin politik të PS së Shkodrës, Spiropali: Do arrijmë rezultatin më të mirë në zgjedhjet e 2025!

Shkruar nga Pamfleti
Benet Beci merr drejtimin politik të PS së Shkodrës, Spiropali:
Benet Beci dhe Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, i ka dorëzuar drejtimin politik të PS-së së Shkodrës, kryebashkiakut Benet Beci.

Në fjalën e saj ajo tha se Partia Socialiste do të marrë rezultatin më të mirë që ka arritur ndonjëherë në zgjedhjet e ardhshme.

Jam besimplotë se nën drejtimin e Benet Beci, Partia Socialiste do të marrë rezultatin më të mirë që ka arritur ndonjëherë në zgjedhjet e ardhshme”.-tha kryeparlamentarja. 

Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë Shkodër tani edhe në rolin e drejtuesit politik, u shpreh se qyteti tashmë është futur në një proces transformues.

Falë investimeve që po vihen ne zbatim puna politike bëhet me e lehtë, sepse puna është në fokusin tonë politik”, tha Beci.

Spiropali e dorëzoi drejtimin politik kryebashkiakut Beci, pas suksesit vitin e kaluar, me betejën e fituar në qytetin verior, ku socialistët fituan Bashkinë Shkodër me diferencë të madhe ndaj PD-së dhe aleatëve të saj.

Lini një Përgjigje