
Kryetari i Forumit Rinor në Partinë Demokratike, Besart Xhaferri ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama se e ka kthyer Shqipërinë në lavatriçe të madhe të pastrimit të parave.
Ai shton se Rama ka filluar të kërcënojë sipërmarrësit duke i akuzuar se nuk deklarojnë pagat e plota.
Xhaferri ironizon duke thënë se “Rama shpiku formulën “një pallat një gazetë” kur ishte kryetar bashkie, ndërsa tani si kryeministër ka shpikur formulën “një kontenier kokainë një kullë në Tiranë”.
“Edi Rama i cili shpiku formulën “një pallat një gazetë” kur ishte kryetar i Bashkisë Tiranë tani si kryeministër ka shpikur formulën “një kontenier kokainë një kullë në Tiranë”.
Njeriu që e ka kthyer Shqipërinë në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave në ndërtim, sektorin që pesë vitet e fundit udhëheq ekonominë, ka filluar të kërcënojë sipërmarrësit duke i akuzuar se nuk deklarojnë pagat e plota.
Ky kërcënim është për t’u mbushur mendjen pensionistëve se pasi e ka falimentuar skemën e sigurimeve shoqërore, do të mbushë arkën e shtetit të shqyer nga abuzimet që t’u rrisë pensionet me nga 700 lekë të reja çdo vit.
Edi Rama që punën si Kryeministër e nisi me Xibrakën dhe projektin e kanabizimit të vendit dhe të ekonomisë, përpara së të kërcënojë sipërmarrjen për transparencë, duhet të kërkojë që qeveria e tij të bëjë transparencë për lumin e parave të drogës që po pastrohet në ndërtim.
Ky lum parash ka rrënuar sipërmarrjen e ndershme dhe ka nxitur eksod masiv në Shqipëri dhe arkitekti i kriminalizimit të ekonomisë ka emër, quhet Edi Rama.
Largimi i këtij njeriu nga skena politike është shërbimi më i madh që shqiptarët do ti bëjnë vendit”, shkruan Xhaferri në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje