Ditën e sotme në një konference për shtyp, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta prezantoi programin ekonomik të partisë së tij për pensionet, teksa u ndal edhe tek përgatitjet e Partisë së Lirisë për zgjedhjet e 2025.
Meta u shpreh se Partia e Lirisë ka nisur pregatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur pregatitjet edhe në qarkun e Tiranës, ku ai vetë do të kandidoj si presidenti i partisë.
'Jemi në solidaritet të plotë me betejën e zotit Berisha, të jashtëzakonshme kundër narkoshtetit edhe me të gjitha sakrificat që ai po bën të cilat tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë dhe prezenca e saj në parlament.
Partia e Lirisë ka nisur pregatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur pregatitjet edhe në qarkun e Tiranës, ku do të kandidoj edhe unë si presidenti i Partisë së Lirisë dhe ku do të kemi një rezultat fantastik.- u shpreh Meta.
Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama ka shfaqur pëlqimin e tij ku do të kandidojë për deputet në zgjedhje, dhe këtë herë nuk është Vlora.
Në Asamblesë Socialiste surpriza më e madhe e kandidimit ishte vetë Edi Rama, që mes një rrethi te ngushtë bashkëpunëtorësh ka shprehur dëshirën për të qenë i pari në listën e kandidatëve për deputetë në qytetin e Shkodrës.
Kjo për të shpalosur domethënien e fortë që ka për të transformimi kryeqendrës së Veriut të Shqipërisë.
Nga ana tjetër një mesazh i fortë për opozitën me këtë kandidim të mundshëm nga Rama në atë që opozita e vlerëson si një bastion të sajin, por në zgjedhjet e fundit lokale ia besojë qeverisjen vendore kandidatit socialist Benet Beci.
Lini një Përgjigje