
Pasi Gjykata e Apelit vendosi shtyrjen e vendimit në datën 26 shtator, për dosjen ‘Babale’, Ervin Salainju u shpreh se nuk kanë asnjë provë për ta inkriminuar. Ai deklaroi se e kanë ‘babalizuar’ Shqipërinë, teksa theksoi se nuk ka asnjë njohje me ‘Babalet’.
“Sot u përballa në gjykatë sepse një i dënuar për trafik ndërkombëtar droge jetonte në Shqipëri për mbrojtjen që i jepte ministri vëllai i tij. Një i dënuar për trafik droge po stërzgjat gjyqin.
Nga audio në Gjykatë u vërtetua nuk ka asnjë provë që mund të më inkriminojë. Shiheni pak diskutimin, nëse unë flas me emra konkrete, unë kisha argumente, argumenti i palës tjetër, që është avokati i ish-ministrave të korruptuar, nxjerr një term të pa dëgjuar, Babale, sepse e kanë babalizuar Shqipërinë. Kemi fituar mbi 600 gjyqe ndaj personazheve të PS, për denoncimet që kemi bërë si Parti Demokratike.
Avokati i ish ministrave të korruptuar, nxjerr një term të pa dëgjuar, Babale, sepse e kanë babalizuar Shqipërinë. Prokurori nuk kujdeset të kuptojë që nuk është videoregjistrim, por audio regjistrim. Nuk kam njohje me Babalet, as me Alfred Alizotin që ka prova si paguhet nga famozi Ard Veliu dhe Andon Marko. Të gjithë këto personazhe të përfshirë për të montuar politikisht një çështje për të më goditur politikisht si përfaqësues i opozitës, u demontuan”, u shpreh Salianji.
Lini një Përgjigje