Ditën e sotme në Gjykatën e Apelit po shqyrtohet çështja “Babale”, ku deputeti deputeti Ervin Salianji është paraqitur në sallën e gjyqit për për të ndjekur procesin.
Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e “kallëzimit të rremë”.
Në fjalën e tij Salianji tha se ai kurrë nuk ka kallëzim në lidhje me këtë çështje dhe nuk e kupton veprën e kallëzimit publik për të cilën akuzohet.
“Denoncimin ne e kemi peshuar gjatë. Është bërë në 14 maj 2018”, citohet të ketë thënë Salianji.
Deputeti demokrat tha se ai dënoncoi dënimin në Itali të vëllait të ministrit të Brendshëm dhe nuk ka lidhje me Albert Veliun.
“Për tri ditë me radhë ka pasur heshtje nga ministri i Brendshëm (Fatmir Xhafaj), nga prokurorët. Edhe pse për 8 vite ka qenë i lirë, zotëria (Geron Xhafaj) në influencën e vëllait dhe shokëve të vet shkon dhe vetëdorëzohet. Shkon me duar në xhepa në Romë të kryejë dënimin. E çojnë qëllimisht, që të mos depozitojë zë origjinal të vetin. Zëri i Xhafajt i është dhënë me USB prokurorisë nga avokati i tij. Nuk ka asnjë lloj prove dhe as një lloj fakti”.
Më tej në fjalën e tij në gjyq, deputeti nxorri përgjimet e Fredi Alizotit me drejtorin e Policisë dhe tha se ka biseda edhe me kreun e grupit të PS
‘Si mund të bëj unë kallëzim të rremë me dy persona që nuk i njoh Albert Veliu asnjëherë dhe Fred Alizotin asnjëherë. Veliun e kam njohur në momentin që ka ardhur me gazetarët. Si e kam organizuar unë një kallëzim të rremë kur këta të dy e kanë thënë e kemi bërë vetë nëse kjo nuk qenka e vërtetë, këtu hymë tek logjika e viktimës që nuk qenka e vertëtë, si e kam organizuar unë këtë?!
Të parin s’e njoh, të dytin s’e njoh, këta s’i njohin as gazetarët, vijmë tek tjetra, Fred Alizoti nuk ka asnjë komunikim me mua 0, por ka ja tabulatet i keni këtu, komunikim me kreun e grupit të PS, komunikim me drejtorin e Policisë së Shtetit, me drejtorin e policisë së Fierit, zv drejtorin e policisë së Fierit, komunikimet që mund t’i vendos me audio, ku Fred Alizoti urdhëron drejtorin e policisë së fierit dhe i thotë më sill paratë këtu se i thashë shefit, aaa e kuptove i thotë në 2 të natës. Të nesërmen në 9 të mëngjesit, më shumë se 200 përgjime zyrtare të prokurorisë që nuk janë dosjet, por i kemi nxjerrë audio, ku Alfred Alizoti një personazh i panjohur për ne, për mua 0 dhe mbi dëshminë e të ciklit është ndërtuar e gjithë kjo farëse urdhëron drejtorët e policisë së qarqeve, vinte nga fieri dhe i jepte para këtij, për çfarë i jep para këtij.‘, tha deputeti në sallën e gjyqit.
Salianji është dënuar në Shkallën e Parë për “kallëzim të rremë”, akuzë që ai nuk e pranon.
Në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2019 për akuzën e “kallëzimit të rremë”.
Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi. Sipas Gjykatës së Tiranës, ish-deputeti Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj./ Pamfleti
Lini një Përgjigje