TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shtator 2024, 17:59

“Do sjellim politikë ndryshe”, Lapaj: Duam listat e hapura, PS dhe PD janë një parti!

Shkruar nga Pamfleti
“Do sjellim politikë ndryshe”, Lapaj: Duam listat e hapura, PS
Adriatik Lapaj

Kryetari i Lëvizjes "Shqipëria bëhet", Adriatik Lapaj tha se lëvizja e tij do të sjellë politikë ndryshe.

Ai tha se Shqipëria bëhet dëshiron listat e hapura dhe se është i bindur se kjo betejë do të fitohet. Sipas Lapajt, Shqipëria bëhet është partia më e madhe nga ana morale në vend.

“Ne do të sjellim një politikë ndryshe. Ne duam listat e hapura, jemi të bindur se do e fitojmë këtë betejë. Duhet të mësojmë të bëjmë gjërat për parime dhe jo për interes. Prsh nëse ti do ta votosh PS-në, dëshiron të votosh atë që do tek Partia Socialiste dhe ajo që do PS-ja.

Edhe i djathti të votojë PD-në, por të votojë kandidatin që dëshiron dhe jo atë që imponon partia. Ne jemi partia më e madhe në moral në Shqipëri. Ato që quhen parti të mëdha e kanë vjedhur Shqipërinë”, tha Lapaj.

Lapaj u shpreh se qytetarët duhet të votojnë ndryshimin. Ai tha se vota e qytetarëve shqiptarë do të numërohet e do mbrohet deri në fund. Lapaj tha se PS dhe PD kanë qenë dhe janë një parti, që kanë bërë politika bashkë dhe vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë.

PS nuk përfaqëson të majtët e Shqipërisë, përfaqëson interesat e një oligarkie, që ka marrë peng partinë dhe maxhorancën. Rilindja me të majtët nuk kanë pikë takimi me njëra-tjetrën. Në Greqi, PASOK që ishte e madhe ra në nivele të ulëta, kështu ndodhi edhe në Itali e Francë. Shqipëria sot është e shkatërruar. Qytetarët e pakënaqur të votojnë ndryshimin. Unë mendoj se njerëzit duhet të provojnë ndryshimin, të renë, duhet ta provojnë gjithmonë derisa të vijë ndryshimi. Votën tonë do ta mbrojmë deri në fund. Qytetarët nëse e japin votën për ndonjë favorizim, ne nuk i mbrojmë dot. Ata njerëz që shkojnë të votojnë, të jenë të bindur se vota e tyre do të numërohet kokërr më kokërr. PS dhe PD kanë qenë e janë bashkë”, deklaroi Lapaj.

 

Lini një Përgjigje