TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2024, 13:04

Bardhi me strukturat në Divjakë: Vjedhja e fondeve të bujqësisë, korrupsion 12-vjeçar i qeverisë Rama

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi me strukturat në Divjakë: Vjedhja e fondeve të

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi dhe njëherësh drejtuesi politik i qarkut të Fierit ka zhvilluar një takim me strukturat e PD në Divjakë.

Bardhi u shpreh se viti që vjen është vit sakrifice, por është edhe viti që të gjithë bashkë të ndërtojmë projektin fitues që i jep ndryshimin e shumëpritur shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë.

Ai tha gjithashtu se 12 vite keqqeverisje të Edi Ramës janë kohë e çuar dëm për banorët e Bashkisë Divjakë.

Bardhi u shpreh se mungesa e mbështetjes për bujqësinë, abuzimi me fondet e AZHBR dhe fondet e ndihmës nga Bashkimi Europian është korrupsioni i qeverisë Rama.

“Në Divjakë, së bashku me strukturat drejtuese të Degës, nisëm zbatimin e projektit tonë transformues për Divjakën dhe Shqipërinë. Viti që kemi përpara është vit sakrifice, por është edhe viti që të gjithë bashkë të ndërtojmë projektin fitues, projektin që i jep ndryshimin e shumëpritur shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë.

12 vjet të keqqeverisje të Edi Ramës janë shumë kohë e çuar dëm për banorët e Bashkisë Divjakë. Braktisja e fermerëve të kësaj zone, mungesa e mbështetjes për bujqësinë dhe abuzimi me fondet e AZHBR dhe fondet e ndihmës nga Bashkimi Europian, kanë një përgjegjës që është korrupsioni i qeverisë Rama. Ndyshimi i këtij realiteti të trishtë është vetëm në dorën tonë”, shkruan Bardhi.

Lini një Përgjigje