Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është liruar nga qelia pasi ka përfunduar dënimin e dhënë me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme për veprën penale “të shpërdorimit te detyrës” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.
Ish-kreu i Bashkise Bulqizë ka favorizuar të afërmin e tij, Aqif Konesha, duke i dhënë tenderin me vlerë 3 mln euro.
SPAK fillimisht ka kërkuar për Lefter Allën 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 4 muaj dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Në dhjetor të vitit 2023, ish-kryebashkuaku i Bulqizës kërkoi nga Gjykata e Posaçme që ta shpallë të pafajshëm.
Sipas SPAK procedura e prokurimit për të cilën u akuzuan zyrtarët e Bashkisë së Bulqizës është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me ligjn “Për prokurimin publik” dhe aktet nënligjore. Prokuroria pretendon se ish-kryebashkiaku Alla; zv.kryetarja e Bashkisë Bulqizë Enkeleda Lleshi, si dhe anëtarët e Njësisë së Prokurimit e të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë ndërmarrë veprime aktive të kundërigjshme që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për paracaktimin e fituesit megjithëse ky subjekt nuk i përmbushte të gjitha kriteret.
Lini një Përgjigje